Kampionia e Kosovës e pret kampionin e Uellsit në kuadër të Ligës së Konferencës

238

Klubi Futbollistik “Prishtina” sot (e marte) e pret skuadrën Connah’s Quay Nomads, ndaj të cilës do ta zhvillojë sfidën e parë në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me fillim nga ora 18:00 dhe kryeqytetasit konsiderohen favorit për ta fituar këtë përballje, shkruan Gazetasheshi.com

Gjithashtu, shitja e biletave për këtë ballafaqim do rifilloj sot në ora 14:00.

Ndeshja transmetohet direkt në Art Sport dhe Klan Kosova.

Kujtojmë që Gazeta “Sheshi” do të raportoj minutë pas minute për këtë sfidë.

/Gazeta Sheshi/