Kampioni dihet në fund

173

Ismet Munishi thotë se Hajvalia e tij nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga lufta për titull, edhe pse tani ka mbetur me pesë pikë më pak sesa kryesuesi, Feronikeli, shkruan Zëri.

Trajneri i suksesshëm kujton se në xhiron e fundit ekipi i tij do ta presë skuadrën e Afrim Tovërlanit, dhe shpreson që ajo ndeshje ta përcaktojë fatin e këtij kampionati.

“Kemi ngecur pesë pikë prapa, por janë edhe tetë xhiro. Kështu që as që vjen në konsideratë dorëzimi. Ne jemi duke e zhvilluar futbollin më të bukur dhe kjo na inkurajon të ecim përpara”, tha Munishi për “Zërin”.

“Ndeshjen e fundit kampionale do ta zhvillojmë kundër Feronikelit. Shpresoj që ndeshja e fundit të jetë përcaktuese për titull. Do të luanim në stadiumin e Prishtinës ose në ‘Adem Jashari’, sepse interesimi do të ishte i madh dhe do të ishte një ndeshje shumë promovuese për futbollin kosovar. Shpresoj që ndeshja e fundit ta përcaktojë kampionin. Këtë e dëshiroj”, theksoi Munishi.