Kampionati Evropian, një rast tjetër pozitiv me koronavirus

355

COVID-19 shfaqet sërish në skuadrat e EURO 2020.

Këtë herë e pëson Sllovakia, pasi mbrojtësi Denis Vavro dhe një pjesëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv pas testit të bërë.

Ata janë mirë, nuk kanë asnjë simptomë dhe janë izoluar për të mos përhapur virusin te pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit. Trajneri i Sllovakisë, Stefan Tarkovic, i ka konfirmuar zhvillimet ë fundit në skuadër.

Më parë ka pasur të infektuar te Spanja (Sergio Busquets dhe Diego Llorente) dhe te Suedia (Svamberg dhe Kulusevksi).