Kamikazi u maskua si futbollist i Inter-it

196

Khalid El Bakrauri ka qenë kamikazi që hodhi vetën në erë në ngjarjen tragjike të ndodhur në metron e Melbekut në Bruksel.

Sipass raportimeve të “Sky TG24”, burime nga policia italiane bëjnë të ditur se Bakrauri ka kaluar në Itali përmes Athinës dhe më pas ka zbritur në Belgjikë, duke marrë me qera një apartment në Sharleurua.

Kamikazi ka mashtruar autoritet vendase, duke u hequr si një ish-lojtar i Interit, i quajtur si Ibrahim Marufi.

Incidenti i ndodhur me kamikazin Bakrauri ka shtyrë autoritetet belge që të rrisin masat e sigurisë në mjetet e indentifikimit.

Ibrahim Marufi, personi i vërtetë aktivizohet për momentin në klub të Belgjikës.