“Kam thyer TV-në kur Ramos shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve”

225

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka nxehur tej mase sfidën e El Clasico-s, që pritet të zhvillohet më 2 prill në Camp Nou. Përfaqësuesi spanjoll ka hapur edhe njëherë debatin ndërmjet blaugranasve dhe madrilienëve, duke treguar haptazi urrejtjen e tij që ka për skuadrën mbretërore, transmeton Gazeta Sheshi.

“E kam thyer TV-në kur Ramos shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë”, ka deklaruar Pique në një video-selfie, në të cilën është përgjigjur pyetjeve të shumta të tifozëve.

Pique jo rrallë herë ka ditur të vërë flakën rivalitetit ndërmjet katalunasve dhe madrilienëve, duke e bërë kështu edhe më të nxehtë sfidën e El Clasico-s.

/Gazeta Sheshi/