“Kam mundur të jem një vrasës nëse nuk do isha futbollist”

165

Njëri ndër lojtarët kryesorë në skuadrën e Inter-it ka befasur me deklaratën e tij të fundit dhënë Sky Sport, duke thënë se fati e jetës së tij mund të ishte ndryshe nëse nuk do ishte futboli, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

Fjala është për mesfushorin brazilian Felipe Melo, i cili e ka përshkruar karakterin e tij pre një vrasësi brenda fushës së lojë.

“Nëse nuk do isha futbollist, sigurisht se do isha një vrasës”, pranoi braziliani duke treguar se ai është rritur në një lagje në të cilën arma, droga dhe dhuna ishin pjesë e përditshmërisë së tyre.

“Ndonjëherë shkoja në stërvitje së bashku me shokët e mi, me të cilët kam qenë shumë i rrezikuar dhe në disa situata ne kishim jetët tona në pikëpyetje”, deklaroi Melo.

Melo u transferua këtë vit tek skuadra italiane Inter nga gjiganti turk Galatasaray, deri sa nuk ka patur edhe një sezonë për tu lavdëruar.

/Gazeta Sheshi/