Kadri Veseli zgjedhet ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së

139

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të kësaj parite.

Vendimi për zgjedhjen e Veselit në këtë pozitë ka qenë unanim dhe me asnjë votë kundër.

Veseli është pretendenti kryesor për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së.

Në fjalën e tij Veseli tha se PDK me Hashim Thaçin në krye ka shënuar sukseset më të mëdha historike.

“Ky është moment i veçantë dhe emocional për të gjithë partinë, pasi që duke e pasur parasysh faktin se per 17 vite PDK ka ecur nëpër disa procese jo shumë të lehta, megjithatëmm, në krye me kryetarin e saj Hashim Thaçin ka pasur sukseset më të mëdha historike dhe politike”, tha ai.

Veseli tha se sot kur po e merr drejtimin e PDK-së, si partia më e madhe në vend PDK – do të vazhdojë të mbetet më e madhja dhe më e fuqishmja.

Ai gjatë fjalës së tij gjithashtu ka uruar presidentin Hashim Thaçin për postin e ri.

Ndërsa, nënkryetari Enver Hoxhaj, që e udhëhoqi këtë mbledhje, tha se kjo mbledhje është me karater pune, gjithashtu edhe solemne.

“Është mbledhja e parë pas 17 viteve që e mbajmë pa kryetarin e partisë Hashim Thaçin”, tha ai. /KosovaPress/