Ka vdekur ish-zonja e parë, Nancy Reagan

147

Ka vdekur dje ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Reagan. Bashkëshortja e Presidentit Ronald Reaga, vdiq në Bel Air të Los Anxhelosit, në moshën 94 vjeçare.

Nancy Reagan, që ishte aktore, u martua me Ronald në vitin 1952, ndërsa për 8 vjet, nga vitit 1981 deri më 1989, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo luajti një rol të rëndësishëm në presidencën e bashkëshortit të saj, duke u bërë e njohur më shumë për fushatën e saj kundër drogës, të titulluar “Just Say No”.

Kohët e fundit, ajo nuk ka gëzuar shëndet të mirë, sidomos pas aksidentit në shtëpi në vitin 2012, ku ajo u rrëzua dhe theu tre brinj.

Në vitin 2008 ajo pësoi një aksident të ngjashëm me pasoja të rënda.