Juventusi mendon një emër të madh për mesfushën

230

Juventus ka nevojë për një mesfushor më shumë dhe ata janë duke të konsideruar mesfushorin Chelseat, Nemanja Matic, atë të Valencias, Andre Gomes dhe Lucas Biglian e Lazios.

Nënshkrimi i Miralem Pjanic mund të ketë përfaqësuar një rritje të forcës për mesfushën e Zonjës së Vjetër, por drejtori sportiv Beppe Marotta konsideron se skuadra ka ende nevojë edhe për një lojtar.

Sipas Calciomercato.it, janë tre emra duke u konsideruar për mesfushën e Juventusit, ku i pari është ai i Matic, i cili mund të dëshiroj të largohet nga Chelsea pas nënshkrimit të N’Golo Kantes, pasi mund ta shtyjë atë në stol.

Emrat e tjerë janë Gomes i Valencias dhe Biglia i Lazios, me këtë të fundit që  veçanërisht është i ngjarë të largohet nga klubi i tij pasi mundësia për të punuar me Marcelo Bielsa u zhduk.

Një ofertë për ndonjërin prej këtyre lojtarëve mund ndodh brenda 48 orëve të ardhshme.