Juventus, përforcimi i radhës është…

244

Aurelio De Laurentiis nuk kishte ndërmend të ulej në një tavolinë me drejtuesit e Juventus për të negociuar shitjen e Higuain, për këtë arsye bardhezinjtë kanë vendosur të paguajnë kluazolën prej 90 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Shumë së cilës duhet t’i shtohen edhe 60 milionë eurot bruto për rrogën e lojtarit në katër vitet e ardhshme (30 për sulmuesin, 30 për taksat). 150 milionë euro në total, një investim historik në futbollin italian, që në pamje të parë mund të konsiderohet një “çmenduri”, por që në të vërtetë ka qenë një zgjedhje e menduar mirë nga kampionët e Italisë. Objektivi i Juventus është të realizojë një rekord për sa i takon titujve radhazi të fituar në kampionatin italian (askush nuk ka fituar gjashtë) dhe mbi të gjitha të fitojë në Europë, për këtë arsye nuk mund të mjaftohej me blerje ‘sa për të kaluar radhën’, kërkon maksimumin për të arritur në majë.

https://www.youtube.com/watch?v=dAorntbn5dE

Kërkon të përforcohet, pavarësisht largimit pothuajse të sigurt të Paul Pogba. Duke parë se Marchisio do të jetë në dispozicion pas fillimit të kampionatit, pritet të vijë një tjetër blerje për mesfushën. Në Spanjë vazhdojnë të flasin për një transferim të Rakitic te bardhezinjtë, por objektivi i vërtetë është Javier Mascherano, edhe pse Barça ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë rinovimi. Pëlqehet shumë edhe Nemanja Matic i Chelsea-it, por mbahen në konsideratë edhe Mateo Kovacic, Moussa Sissoko dhe Marcelo Brozovic. Për momentin vëmendja është e gjitha për Higuain, i cili pritej të hënën në Dimaro, qendra stërvitore e Napoli-t, por që do të shkojë direkt në Torino, ndoshta në mesjavë. Shtëpinë e ka gjetur, në zonën “Crocetta”, dy hapa larg zyrave të klubit bardhezi.