Juventus nuk frenon, por marshon sigurt drejt titullit

129

Biankonerët kanë lënë prapa lojën e dobët ndaj Interit në gjysmëfinalen e Kupës, për tu rikthyer sërish në zanatin e vjetër, fitoren. Në udhëtim të besuarit e Allegrit, triumfuan ndaj Atalantas, (0-2), transmeton Gazeta Sheshi.

Gjithçka më e lehtë për kampionët në fuqi bëhet në minutën e 24, me ç’rast qendërmbrojtësi Barzagli realizon në portën vendase, për epërsinë fillestare të miqve.

Goli i dytë në ndeshje u paraqit tek vonë, katër minuta para fundit, pasi Lemina me golin e realizuar mbylli logaritë e ndeshjes.

Fitorja e kthen në +3 Juventusin nga Napoli dhe me marshin e sigurtë drejt mbrojtjes së titullit.

/Gazeta Sheshi/