Juventus-Bajern, tifozët gjermanë letër Kancelares Merkel

132
Tifozët gjermanë të Bajernit të Mynihut i kanë dërguar një letër Kancelares Angela Merkel për mënyrën se si ata u trajtuan në ndeshjen e Champions-it mes Juventusit dhe Bajernit (2-2).
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tifozët e Bajernit kanë protestuar për dhunë e ushtruar sipas tyre nga policia italiane para fillimit të ndeshjes.
Kontroll i rreptë bëri që shumica prej tifozëve të futeshin me vonesë në stadium për të ndjekur ndeshjen dhe një pjesë të humbisnin të gjithë takimin, pasi largimi i taksive në mënyrë të papritur pranë stadiumit nga forcat e rendit, bëri që ata të mos kishin me vete edhe biletat.

Pretendime e tifozëve gjermanë janë pasqyruar edhe në gazetat italiane. Një zyrtar lokal në Gjermani, Kristian Bernrater, i ka shkruar një letër Kancelares Merkel për mënyrën se si u trajtuan në stadium tifozët e Bajernit në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas Bernraterit, policia italiane dhunoi tifozët gjermanë, deri në atë mënyrë sa disa prej tyre të rrezikonin edhe