Juve shet katër lojtarë për Higuainin

209

Juventusi është i gatshëm që të largojë katër lojtarë në mënyrë që të arrijë shumën prej 94 milionë euro për Gonzalo Higuainin.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport raporton se kampioni italian është i gatshëm të shesë Simone Zazan, Daniele Ruganin, Roberto Pereyran dhe Mauricio Islan.

Interesim për shërbimet e sulmuesit argjentinas ka shprehur edhe skuadra e Arsenalit.