Juve nuk ndalet në merkato, afrohet edhe Gabigol…

260

Juventus nuk ka të ngopur në merkato. Për të arritur te Gabriel Barbosa, bardhezinjtë kanë ofruar 20 milionë euro për Santos, që tani është i detyruar në bazë të kontratës të nisë bisedimet. “Propozimi i parë na ka ardhur, – deklaroi presidenti i Santos, Modesto Roma. – Eshtë ende shpejt, por duhet thënë se Juventus na ka ofruar 20 milionë euro, ndërsa tani duhet një përgjigje nga ana e futbollistit. Nuk mendoj se atij do t’i interesojë oferta e italianëve. Unë nuk dua që të largohet, por nuk vlen dëshira ime. Ka një klauzolë dhe vendimi i takon atij dhe familjes së tij. Janë njerëz seriozë…”

iku
Në këtë mënyrë, topi kalon te Gabigol. Futbollisti, sipas zërave që vijnë nga Brazili, do të ishte gati të hiqte dorë edhe nga 20% e transferimit, që i takon, vetëm për të shkuar te Juventus. Kartonin e futbollistit e zotëron 40% Santos, 20% Doyen Sport dhe 40% vetë futbollisti, që do të pajtohej me 20% të mbetura në këtë rast. Megjithatë, sipas fjalëve të presidentit Gabriel Barbosa, sulmuesi Gabigol nuk ka mbetur i kënaqur nga oferta e “Zonjës së Vjetër”. Ai pret një telefonatë nga Barcelona, për të ndjekur gjurmët e Neymar, megjithatë një gjë është e sigurt: “Juventus ka nisur të lëvizë dhe është në avantazh ndaj të gjithë klubeve të tjera.”