Juve gjen zëvendësuesin e Pogbas

233

Sipas asaj që raporton ‘Calciomercato.com’, Juventusi e sheh Marcelo Brozovicin si zëvendësuesin ideal të Paul Pogbas, nëse ky i fundit vendos të transferohet në Angli te Manchester Unitedi.

‘Djajtë e Kuq’ janë duke insistuar për mesfushorin francez dhe nëse kjo lëvizje ndodh, atëherë ‘Zonja e Vjetër’ do të tentojë ta transferojë Brozovicin nga Interi, raporton ‘Calciomercato.com’.

Sipas të përditshmes italiane, drejtuesit e Juves e Interit tashmë janë takuar për të diskutuar për të ardhmen e kroatit. Vlera e 23 vjeçarit është 30 milionë euro, por Interi nuk dëshiron ta shes atë te kampionët e Serie A. Zi kaltrit duan të gjejnë një blerës tjetër për të mos e përforcuar rivalin e Serie A.