Juve drejt titullit kampion

138

Juventus ka thyer me rezultatin e pastër 3:0 Lacion në fushën e saj duke qenë shumë pranë titullit kampion në Seria A.

Mario Mandzukic shënoi golin e parë. Ndërsa në pjesën e dytë Dybala ktheu në gol një penallti duke e çuar rezultatin 2:0 në favor të Juves. Nga Lacio u largua një lojtar duke e lënë ekipin jo të plotë.

Pas disa minutave Dybala shënoi sërish për bardhezinjtë.

Pas këtij triumfi, Juventusi numëron 82 pikë dhe i duhen edhe 4 pikë që të shpallet edhe matematikisht kampion i Seria A për këtë vit