Ju kujtohet Petrov? Ja çfarë po bën tani

148

36 vjeçari i cili ishte tërhequr nga futbollit në vitin 2012 për shkak se ishte diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë, kërkon që të rikthehet në fushën e blertë sezonin e rradhës, deri sa dëshiron ti ndihmojë Aston Villës të ringrihet sa më shpejtë në Ligën Premier, pas një sezoni zhgënjyes i cili i detyron ata të bëjnë gara në Championship, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

Stiliyan Petrov i ka bërë këtë komente pas rënies nga kategoria e skuadrës nga Villa Park, për të cilën ka një dashuri shumë të madhe. Ish reprezentuesi bullgar ka thënë se do i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore për të parë formën në të cilën ndodhet ai dhe më pas të nënshkruaj sërish për Aston Villën.

“Po e pres emërimin e trajnerit të ri. Unë do të flas me të dhe do i kërkoj mundësinë ti bashkohem skuadrës në fazën përgatitore në mënyrë që të rikthehem sërish në fushën e blertë”, deklaroi Petrov.

Sulmuesi bullgar ka zhvilluar 218 ndeshje për Aston Villën nga sezoni 2006 deri në 2013, deri sa vazhdon të mbetet njëri ndër lojtarët me më së shumti paraqitje në këtë skuadër.

/Gazeta Sheshi/