Joshua – Fury, konfirmohet data e meçit

198

Tashmë është caktuar edhe data se kur do të zhvillohet meçi i shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt.

Promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, ka konfirmuar se meçi do të zhvillohet më 14 gusht të këtij viti.

Kujtojmë se më herët ishte vendosur që ky meç të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Joshua dhe Fury do të luftojnë për titullin e padiskutueshëm të botës.