John, “xhokeri” që po e ndihmon Zekrija Ramadanin dhe Prishtinën

168

Sulmuesi nigerian i Prishtinës, Otto John është rikthyer tek skuadra nga kryeqyteti pas mungesës së gjatë, shkaku i problemeve me dokumentacion.

Pas rikthimit të tij tek FC Prishtina, Otto John duket në formë të mirë dhe këtë po e dëshmon me golat e tij.

John ishte i grumbulluar që nga ndeshja ndaj Trepçës 89′ para dy xhiros, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë në sfidat ndaj Llapit dhe Besës.

Sulmuesi i Prishtinës shënoi njëherë ndaj Llapit, ndërsa dje dërgoi topin në rrjetë dy herë ndaj Besës.

Rikthimi i Otto John tek Prishtina ka rezultuar pozitiv, pasi po i ndihmon Prishtinës me freskinë e tij – në mënyrë që kryeqytetasit të arrijnë objektivat.