Jermaine Jackson i jep “shuplakë” Donald Trump-it

119

Nuk duhet të hyni në bela me familjen Xhekson.

Donald Trump, ndërkaq, i cili po synon presidencën e SHBA-ve, ka shkelur në dërrasë të kalbur kur ka tentuar ta bëjë këtë.

Dje Donald Trump, si mik i mirë, sic e quan veten ai, i mbretit të pop-muzikës, Michael Jackson, kishtë thënë se Michael kishte përjetuar humbje të madhe të vetëbesimit pas një operacioni të fytyrës.

Por i vëllai i këngëtarit, Jermaine Jackson, i është përgjigjur Trump-it përmes Twitter-it për këtë. Sipas tij, miqtë nuk nderohen duke nxjerrë teori të pavlera sic ka nxjerre Trump lidhur me “humbjen e vetëbesimit” të Michael-it.

“Ky budalla Trumpi duhet të mbyllë gojën. Vetëbesimi i Michael-it është lëkundur nga presionet, padrejtësitë dhe sarkazmi i rrethanave të jashtme. Pikë. Përmendja e emrit të Michael-it nuk do t’ju sjellë vota, e sidomos nëse thoni gjëra të pabaza”, ka përfunduar ai.