Java e fundit në Ligën e Parë, ja kush i gjykon ndeshjet kryesore!

639

Të shtunën (15 maj) zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë, kjo njëherit do të jetë edhe java e fundit dhe vendimtare.

Ndeshjet vendimtare për vendin e parë në Grupin A, janë Vëllaznimi – Malisheva dhe Trepça – Dukagjini, me mysafirët që po luftojnë për kreun e tabelës.

Duelin mes Vëllaznimit dhe Malishevës e drejton Fatmir Tahiri, me asistentët Safet Berisha e Bekim Rama. Ndërsa atë mes Trepçës dhe Dukagjinit, e drejton Valon Abazi, me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Delegimet e plota të Grupit A:


Edhe në Grupin B kemi dy duele për sigurimin e vendit të parë, që dërgon direkt në Superligë.

Ulpiana dhe Flamurtari, që po luftojnë për atë pozitë, luajnë si mysafirë ndaj Ramiz Sadikut dhe Vllaznisë.

Duelin Ramiz Sadiku – Ulpiana e drejton Valbon Hoxha, me asistentët Zgjim Rrahimi dhe Faton Jakupi, ndërsa takimin Vllaznia – Flamurtari e drejton Qëndrim Vata, me asistentët Arlind Oslani dhe Adrian Ismajli.

Delegimet e plota të Grupit B: