Jashari e konfirmon largimin nga Trepça ’89, pritet prezantimi i tij te Drita

277

Muharrem Jashari, është larguar nga skuadra e Trepçës ’89, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka komunikuar vetë kapiteni i deritanishëm i mitrovicasve në rrjetin e tij social, duke e konfirmuar largimin e tij nga klubi i qytetit të tij.

Jashari pak me parë për “Sheshin” e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Dritën dhe prezantimi i tij të klubi gjilanas pritet të bëhet së shpejti.

Njoftimi i plotë nga Muharrem Jashari:

Miq të nderuar, me këtë postim dua të i’u njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e klubit ku u rrita “KF Trepça 89”, jam falenderues gjithë qytetit të Mitrovicës, të gjithë trenerët që kam punuar me ta, e posaçërisht kryesinë e klubit në krye me presidentin Abedin Zeka.
Shpresoj që KF Trepça 89 do të kthehet shumë shpejt aty ku e ka vendin.
Me Respekt, MJ.

/Gazeta Sheshi/