Januzi e Prençi te Llapi dhe Gashi i Ballkanit suspendohen me nga dy ndeshje

335

Komisioni Disiplinor ka shqyrtuar proceduat e hapura nga Komisioni i Garave, shkruan Gazetasheshi.com.

Superliga e Kosovës nuk ishte aspak e qetë në këtë xhiro, e sidomos dueli ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, i cili gjalli plotë tensione.

Në këtë takim nga gjyqtari Kasumi, e nxorri nga xhepi plot tre herë kartonin e kuq, teksa e pësuan Ahmed Jonuzi dhe Elvis Prençi te Llapit dhe Kushtrim Gashi i Ballkanit.

Këta tre lojtarë nga disiplina janë dënuar me nga dy ndeshje ndalesë.

Vendimet e Disiplinës:

Lojtari i FC Llapi, me nr.27 Ahmed Jonuzi dhe nr. ID 000635M88. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore : DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Llapi me nr.5 Elvis Prenqi dhe nr. ID 014446M93 . Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Ballkani me nr.8, Kushtrim Gashi, nr. ID 001270M92. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

/GazetaSheshi/