Januzaj te gjiganti italian

323
Mediet në Itali raportojnë se Rossonerët janë të interesuar të sjellin në ‘San Siro’ futbollistin me prejardhje nga Kosova, pas mësimit të lajmit se nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos te Unitedi.

E ardhmja e Adnan Januzajt mund të jetë në Serie A, konkretisht te skuadra e Milanit.

Mediet në Itali raportojnë se Rossonerët janë të interesuar të sjellin në ‘San Siro’ futbollistin me prejardhje nga Kosova, pas mësimit të lajmit se nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos te Unitedi.

Milani fillimisht kërkon të marrë Januzajn në formulën e huazimit, për ta blerë pastaj në fund të sezonit.

Januzaj edicionin e kaluar ishte në huazim për gjysmë sezoni te Borussia Dortmund në Gjermani, ndërsa këtë verë interesim për të po shpreh edhe Sunderland, që drejtohet nga David Moyes, ish trajner i Unitedit.