Januzaj-Pogba, lajm i papritur nga United

215

Manchester United ka ndryshuar mendje për sa i përket Adnan Januzajt dhe vetëm do të huazojë lojtarin e jo ta shesë, siç mendohej deri pak ditë më parë.

Lojtari mund të largohet në huazim drejt Sunderlandit që e kërkon me ngulm, por jo të shitet te ky klub, pasi “djajtë e kuq” kanë frikë se mos përsëritet e njëjta situatë si me Paul Pogba të cilin e rikthyen në skuadër pasi paguan një çmim shumë të lartë.

Sipas mediave angleze, Sunderlandi ka bërë kërkesë për të njohur çmimin e futbollistit 21 vjeçar, por Manchester United ka bërë të qartë se dëshiron të mbajë nën kontratë të paktën edhe për një tjetër vit Januzajn, para se të vendosë përfundimisht nëse ia vlen të investohet për një lojtar të tillë apo jo.

Pogba u kthye në “Old Traford” pasi klubi pagoi 100 milion paund për një lojtar të cilin e kishin lënë të largohej drejt Juventusit me parametër zero katër vite më parë.