“Janë disa njerëz që nuk vdesin kurrë, i tillë është edhe Cruyff”

259

Një delegacion i klubit mbretëror Real Madrid, me në krye presidentin e klubit Florentino Perez, kanë bërë homazhe pranë figurës së Johan Cruyff në hollin e 14 në Camp Nou, transmeton Gazeta Sheshi.

“Këto ditë janë të trishtueshme. Janë disa njerëz që nuk vdesin kurrë, i tillë është edhe Cruyff”, ka deklaruar Perez në fjalimin e tij.

Florentino Perez ishte i shoqëruar nga Emilio Butraguenjo, Amancio Amore dhe disa zyrtarë tjerë të klubit mbretëror. Homazhe rreth figurës së Cruyff kanë bërë edhe zyrtarë të skuadrës së Valencia-s dhe Espanyol-it.

/Gazeta Sheshi/