Jamie Vardy preferon të luajë video-lojëra se të shikojë duelin e rivalëve për titull

110

Reprezentuesi anglez thote se nuk është duke e ndjerë fare presionin e skuadrave tjera për titullin kampion, prandaj ka vendosur që duelet e tyre të mos i shikojë fare, pasi preferon të luajë video-lojra, transmeton lajmin Gazeta Sheshi.

I pyetur nga gazetarët lidhur me ndeshjen Tottenham Hotspur – Arsenal, dy rivalët më të afërt të Leicester Cityt, Vardy është përgjigjur:

“Kam dëgjuar teksa njerëzit thonin se rezultati i atij dueli ishte i favorshëm për ne, mirëpo unë kam preferuar të luaj Call Of Duty në Play Station”, theksoi ai.

Leicester City po e kryeson garë e Premier Ligës me 60 pikë, pesë më shumë se Tottenham që renditet në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Arsenal që renditet i treti.

/Gazeta Sheshi/