Jahjaga dekreton Ligjin për Prokurim Publik – kriter për liberalizim të vizave

130
Presidentja në largim, Atifete Jahjaga ka dekretuar Ligjin për Prokurim Publik. Në një status në Facebook, Jahjaga ka shkruar se ky ligj është thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe njëri ndër kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.
“Sot dekretova Ligjin e ri për Prokurim Publik. Ky ligj i shumëpritur përpos që përbën një nga kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave, është gjithashtu thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Jahjaga.

Ajo më tutje ka shtuar: “Zbatimi i këtij ligji, i identifikuar si jetik në luftën kundër korrupsionit në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion dhe rekomandim i vazhdueshëm nga ky mekanizëm, do të sigurojë transparencën e domosdoshëm në procesin e prokurimit dhe do të mundësojë lansimin e prokurimit elektronik në Kosovë, për ta bërë tenderimin e parasë publike më transparent dhe konkurrencën e barabartë në treg”. /Express/