Ja të gjitha shkarkimet e epokës së Berlusconit

130

Në 30 vitet e tij në krye të Milanit (20 shkurt 1986 zyrtarizoi blerjen e klubit), Silvio Berlusconi nuk është shquar kurrë si një president që nuk u jep besim trajnerëve të tij.

Por nëse deri përpara vitit 2014 ai kishte “prerë” vetëm 4 koka, në dy vitet e fundit ai ka shkarkuar të njëjtën shifër trajnerësh, duke treguar padurim. Të gjithë të shkarkuarit e miliarderit italian renditen më poshtë:

1.Nils Liedholm – Sezoni 1986-1987: gjashtë javë përpara fundit të kampionatit. Vendin e tij e zuri Fabio Kapelo.

2.Oskar Tavarez – Sezoni 1996-1996: reziston vetëm 11 javë. Në vend të tij u rikthye Arrigo Saki.

3.Alberto Zakeroni – Sezoni 2000-2001: pas dy vitesh në stolin kuqezi, ku kishte fituar një titull kampion (sezoni 1998- 1999), aventura e tij përfundon në muajin mars të vitit 2001, menjëherë pas barazimit në “San Siro”, kundër Deportivo La Korunjës, i cili eliminoi Milanin nga Champions-i. U pasua nga dyshja Çezare Maldini-Tasoti.

4.Fatih Terim – Sezoni 2001-2002: turku shkarkohet shumë shpejt, në nëntor 2001, pas një humbjeje me Torinon. E pasoi Karlo Ançeloti.

5.Masimiliano Alegri – Sezoni 2013-2014: pas tre vitesh e gjysmë në krye të ekipit, ku fitoi një titull kampion dhe e kualifikoi gjithmonë skuadrën për në Champions, Alegri shkarkohet në muajin janar të vitit 2014, pas humbjes me Sasuolon. Pasohet nga Klarens Sedorf.

6. Clarence Sedorf – Sezoni 2013-2014: përmirëson rezultatet e Alegrit, por në fund nuk i rinovohet besimi dhe shkarkohet, pavarësisht se kishte edhe dy vite kontratë. Pasohet nga Filipo Inzagi.

7.Filipo Inzagi – Sezoni 2014-2015: i thirrur me shumë bujë dhe me një kontratë dyvjeçare të nënshkruar, Inzagi e mbyllin sezonin e kaluar, por iu komunikua shkarkimi.

8.Sinisa Mihajlovic – Sezoni 2015-2016: mbërriti si njeriu i fortë që do t’i jepte karakter dhe lojë skuadrës, por dje në mëngjes përshëndeti.