Ja si ndryshon klasifikimi pas fitoreve të Prishtinës dhe Llapit

451

Prishtina e ka bërë detyrën përballë Arbërisë, derisa e ka mposhtur në shtëpi me rezultat të pastër 2-0, raporton Gazetasheshi.com.

Kryeqytetasit e kanë vazhduar garën për titullin kampion falë golave të realizuar nga Gauthier Mankenda dhe Besnik Krasniqit, ndërkohë e kanë shtyrë Arbërinë drejt rikthimit në Ligën e Parë.

Fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë ka realizuar edhe Llapi, teksa me dy golat e Edon Sadriut e ka mposhtur në udhëtim Gjilanin.

Prishtina dhe Llapi me fitoret e arritura janë ngritur edhe në renditjen tabelare, ndërsa Gjilani dhe Arbëria mbesin në pozitat e njëjta.

Kryeqytetasit janë ngritur në vendin e dytë me 60 pikë, vetëm një me pak se Drita dhe dy me shumë se Ballkani, ndërsa llapjanët ngriten në pozitën e pestë me 36 pikë. Kuqebardhët mbeten në vendin e katërt me 43 pikë, kurse dobrajasit kanë rrezikuar shumë me humbjen duke bërë një hap prapa për rënie nga elita.

Tabela e Superligës:

/GazetaSheshi/