Ja si mund ta mbani sa më gjatë ngjyrën çokollatë

183

Disa mund të jenë me pushime por shumica i kanë përfunduar dhe e vetmja që do ngelë janë kujtimet, fotot dhe ngjyra çokollatë që keni marrë.

Por dhe ngjyra nuk qëndron gjatë keshtu që patjetër duhet të gjeni një zgjidhje për këtë.

Ne ju japim disa këshilla se si mund ta zgjasim sa më gjatë ngjyrën çokollatë.

Rregulli numër një është: hidratohuni! Që do të thotë: vazhdoni të hani shumë fruta dhe perime dhe pini të paktën 1 litër ½ ujë në ditë (i detyrueshëm!) Për ta hidratuar lëkurën nga brenda.

Në dush, lini mënjanë shampon e zakonshme të trupit dhe zgjidhni produkte të veçanta, që hidratojnë maksimalisht lëkurën si një vaj zbutës.

Nëse ju bie lekura, mos ngurroni të hiqni qelizat sipërfaqësore me një pastrim delikat. Ndryshe nga çfarë mendohet, nuk do e zbehë lëkurën e rrezitur, por do i japë shkëlqim dhe ndriçim lëkurës. Në vend të pastrimit mund të përdorni një dorezë me fije të leshta ose një peshqir të ashpër.

Kujtohuni të hidratoni gjithmonë lëkurën, në mëngjes dhe në mbrëmje, pas pastrimit dhe pas çdo dushi apo banje. Bëjnë mirë kremrat hidratantë ose kremrat pas diellit që janë në të njëjtën kohë qetësuese dhe freskuese.

Fytyra meriton një trajtim të veçantë. Lyejeni lëkurën me produkte të butë dhe aplikoni rregullisht, javët e para pas kthimit nga pushimet edhe një herë në çdo 2 ditë, një maskë ushqyese.

Nëse lëkura nis të shfaqë njolla më të errëta, shenjë që rrezitja po largohet, eliminojini me një peeling dhe aplikoni një krem zbardhues.

Nëse lëkura ka humbur shumë ngjyrë, mund të bëni një seancë solari artificial për të zgjatur nuancën. Ose mund të aplikoni një vetërrezitës, por duhet të keni aplikuar scrub paraprakisht.

Për një ngjyrë të shëndetshme në fytyrë mund të zgjidhni bazë të errët ose një krem të shndritshëm me reflekse të arta.