Ja si i nderon qyteti i Leicesterit heronjtë e saj

143

Bashkia e Leicester-it është duke planifikuar të emërtojë rrugët e qytetit me emrat heronjve të skuadrës. Sir Peter Soulsby është shprehur se ai do t’i nderojë lojtarët e Ranieri-t, të cilët kanë bërë diçka të jashtëzakonshme këtë sezon duke e kthyer skuadrën në pretedentët kryesor për titullin.

Leicester do të emërtojë dy rrugë, një me emrin ‘Vardy Vale’ dhe tjetrën ‘Ranieri Road’, si dy kontribuesve më të mëdhenj në këtë sezon.

Më shumë se 10,000 persona u mblodhën në sheshin e qytetit kur “dhelprat” u promovuan në Premier League në vitin 2014, por organizime dhe evente më madhështore do të ketë pas përfundimit të edicionit.

Gjithashtu pritet të emërtohen edhe rrugë të tjera me emrat e Schmeichel dhe Drinkwater.