Ja si foshnjet e porsalindura i shohin prindërit e tyre

217

Teksa përkulen pranë shtratit të tyre dhe i buzëqeshin foshnjës së tyre, shumica e prindërve nuk e dinë se fëmija nuk mundet t’i kuptojë reagimet e tyre. Shkencëtarë nga Instituti i Psikologjisë në Universitetin e Oslos dhe Uppsala kryen një studim me bebe nga 2 deri 3 ditëshe.

Nga studimi rezultoi se distanca maksimale që një foshnjë e porsalindur të dallojë nëse ju jeni të zemëruar apo me nerva është 30 cm.

Kur distanca është 60 cm apo më shumë, imazhi bëhet aq i turbullt sa që bebja nuk arrin të shohë asnjë lloj emocioni në fytyrën e prindërve.

Shkencëtarët përdorën video regjistrime të fytyrave që ndryshonin shprehjen për t’ia treguar atyre foshnjeve dhe për të parë më pas reagimet e tyre.

Sipas Prof. Svein Magnussen, fëmijët e porsalindur kanë aftësi për të imituar mimikat e të rriturve që ditën e parë që vijnë në jetë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se ata e kuptojnë se çfarë nënkupton një shprehje e caktuar e fytyrës. Kështu që nëse doni që foshnja juaj t’ju shohë, thjesht përkuluni më shumë.