Ja si fitohen 100 mijë dollarë

141

 

Një i pastrehë në San Françisko mori 100 mijë dollarë shpërblim pasi ndihmoi policinë për të kapur dy të burgosur të arratisur.

Matthew Hay-Chapman kishte parë fotot e dy të arratisurve në lajme dhe i pikasi ata në një furgon të vjedhur. Ata ishin arratisur nga burgu gjashtë ditë më parë.

Shpërblimi i plotë prej 150 mijë dollarësh do të ndahet mes katër njerëzve, ndërsa Hay do marrë pjesën më të madhe.

Dy punonjës të një supermarketi do marrin nga 15 mijë dollarë pasi njoftuan autoritetet kur panë një video të kamerave të sigurisë me dy persona që silleshin në mënyrë të dyshimtë.

Ndërkohë pronari i furgonit të vjedhur do marrë 20 mijë dollarë.

Dy të arratisurit, Hossein Nayeri dhe Jonathan Tieu u kapën pranë vendit ku i pikasi personi i pastrehë.