Ja si e komenton Zidane humbjen e Realit

137

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pas ndeshjes ka deklaruar se ndjehet krenar me futbollistët e tij, pavarësisht humbjes 2:0 nga Wolfsburg.

Zidane tha se ata treguan një ndeshje të mirë, por duhet të ishin më të saktë para portës kundërshtare, pasi raste kishin.

“Ka gjithmonë vështirësi në futboll. Unë jam krenar me ekipin. Ne na mungonte finalizimi”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Ne kemi edhe një ndeshje për të ndryshuar gjërat. E dimë se do të jetë e vështirë, por me ndihmën e tifozëve mund të ia dalim”.