Ja pse u largua Di Maria nga Manchester United

147

Te Paris Saint Germain, Angel Di Maria ka rigjetur formën dhe mbi të gjitha qetësinë që i mungonte, në periudhën kur ishte pjesë e Manchester United. Te Djajtë e Kuq, futbollisti argjentinas kaloi një sezon të vështirë pasi me Louis Van Gaal në drejtim ai kishte shumë pak hapësira në formacion. Në një intervistë 28-vjecari fajësoi pikërisht trajnerin holandez se nuk e aktvizonte në pozicionin e tij të preferuar dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore për formën e dobët të shfaqur nga Di Maria gjatë periudhës që ishte pjesë e United. Gjithsesi Angel tashmë është i lumtur te Parisi, teksa nënvizon se u transferua në kryeqytetin francez për të fituar tituj me skuadrën pariziene.

” Është e vështirë ti thuash disa gjëra, por nuk kam rrugë tjetër. Unë u largova nga Manchester United sepse ajo skuadër edhe sot vazhdon të luajë në të njëjtën mënyrë që nuk mund ta cojë asgjëkundi. Nëse vazhdon me këto ritme United do të mbetet jashtë Championsit dhe vështirë se do të ketë shanse të fitojë titullin kampion edhe në të ardhmen. Për paraqitjen time të dobët aty nuk besoj se ishte faji i shokëve i skuadrës, por i trajnerit pasi ishte ai që ma ndryshonte pozicionin në fushë nga ndeshja në ndeshje. Gjithsesi nuk dua të flas më për Djajtë e Kuq. Tashmë jam pjesë e Paris Saint Germain-it dhe jam transferuar te kjo skuadër për të fituar trofe”.

Angel Di Maria u transferua nga Manchester United te Paris Saint Germain gjatë verës së kaluar për rreth 70 milionë Euro. Me skuadrën e drejtuar nga Luarent Blanc, 28-vjecari nga Rosario në këtë sezon ka zhvilluar në total 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke realizuar 13 gola.