Ja pse Reali e mundi Barçën në Camp Nou

178

Real Madridi ka triumfuar përballë Barcelonës në Camp Nou, falë një angazhimi dhe një ndeshje pothuajse të përkryer nga të besuarit e Zinedine Zidanes. Mirëpo, ndihmesa e repartit sulmues të madrilienëve ka qenë njëri ndër faktorët kyç për këtë fitore madhështore, transmeton Gazeta Sheshi.

Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo e kanë ndihmuar skuadrën në mbrojtje gjatë El Clasico-s njejtë sikurse në fitoren 0-4 kundër Bayern Munchen në gjysmëfinalen e Champions League-s. Jo vetëm se Cristiano e goditi shtyllën dhe shënoi golin fitues, por ai edhe ka ndihmuar Marcelon në anën e majtë të mbrojtjes kur ishte e nevojshme.

Të njejtën gjë e ka bërë Bale që ka ndjekur gjithnjë Jordi Alban teksa Barcelona sulmonte nga krahët. Benzema kishte rolin e lirë dhe ndonjëherë për ti bërë presion mesit të fushës.

/Gazeta Sheshi/