Ja pse nuk bëni gjumë të rehatshëm në shtëpinë e huaj

123

Në kohën e pushimeve apo në ndonjë aktivitet tjetër ne na duhet që të ndërrojmë vendin e gjumit që është një problematike që e ndeshin shumë persona të cilët e kanë të pamundur të flenë të qetë. Ky është një fenomen që shkencëtarët i kanë vënë një emër: Efekti i natës së parë. Shkencëtarët kanë studiuar për vite me radhë procesin e të fjetur me shpresë për të kuptuar efektin e natës së parë.

Në një studim të publikuar së fundmi, një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar arsyen përse ndodh një fenomen i tillë. Sipas tyre, kur qëndrojmë në një ambient jo familjar, truri ynë është më vigjilent, sidomos hemisfera e majtë. E njëjta gjë ndodh edhe me kafshët: Zogjtë flenë me njërin sy hapur dhe gjysmën e trurit zgjuar, për t’u mbrojtur nga grabitqarët.

Delfinët gjithashtu alternojnë gjumin midis dy hemisferave të trurit, kështu mund të pushojnë ndërkohë që njëri sy mbikëqyr peshkaqenët. Për të studiuar edhe më shumë këtë efekt, shkencëtarët skanuan trurin e disa vullnetarëve që fjetën në laborator. Imazhet e skanuara treguan se hemisfera e djathtë e trurit binte në gjendje gjumi, ndërsa hemisfera e majtë qëndronte aktive.

Duhet thënë se truri i njeriut është fleksibël, që do të thotë se “efekti i natës së parë” nuk është i njëjtë tek të gjithë njerëzit. Ka njerëz që nuk e kanë problem të flenë në një ambient jo familjar, ashtu siç ka edhe njerëz që nuk i zë gjumi fare. “Truri i njeriut është fleksibël. Prandaj njerëzit që flenë shpesh në ambiente të reja nuk kanë probleme me gjumin”, shpjegon Yuka Sasaki, profesoreshë tek Universiteti Broën, në Ishullin Rhode.