Ja pse humbi Shqipëria sipas Lenjanit

141

Ermir Lenjani pas përfundimit të ndeshjes ku Shqipëria humbi ndaj Austrinë me rezultat 2:1 ka deklaruar se kombëtarja nuk bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë ndaj Austrisë, mirëpo e ka vlerësuar performancën e kuqezinjve në pjesën e dytë.

Lenjani realizoi golin e vetëm të kuqezinjve në minutën e 47-të takimit, përkatësisht në humbjen 2:1 nga Austria.

“Pjesa e parë nuk shkoi mirë, mirëpo në pjesën e dytë treguam fytyrën tonë të vërtetë. Humbëm por tani duhet të shikojmë përpara. Faleminderit tifozëve për përkrahje”, ka shkruar Lenjani në rrjetin social Facebook.

/Albeu/