Ja përse Hazard ndërroi fanelën me Di Marian pas pjesës së parë

172

Eden Hazard nuk e ka pritur fundin e ndeshjes për të marrë një fanelë të skuadrës Paris SG, duke e marrë një të tillë pas fundit të pjesës së parë, me ç’rast ka aluduar në një transferim të mundshëm tek gjiganti francez në fundin e sezonit, transmeton Gazeta Sheshi.

Reprezentuesi belg është i lidhur tani e disa kohë me një kalim të mundshëm në Parkun e Princave, gjë të cilën nuk e ka mohuar as ai vetë.

“Është e vështirë ti thuash jo PSG. Tashmë ata janë një skuadër që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Hazard për La Parisien.

Ndërkohë, ky veprim i yllit belg ka revoltuar pa masë tifozët londinez të cilët kanë kërkuar sqarime nga ai. Sidoqoftë, Chelsea u eleminua nga Parisi në fundin e ndeshjes dhe ka pak rëndësi një veprim i tij.

/Gazeta Sheshi/