Ja ku do të zhvillohet ndeshja Kosovë- Ukrainë

159

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka kërkuar nga FIBA që t’i mundësohet ndryshimi i palestrës ku Kombëtarja e Kosovës i zhvillon ndeshjet si nikoqire.

Për shkak të vonesave të shumta në rinovimin e palestrës së vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë si pasojë e punës së ngadalshme të Departamentit të Sporteve të Kosovës (DSK), FBK është e detyruar që të zhvillojë ndeshjen e parë në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, me të pranuar lejen nga FIBA për një gjë të tillë, transmeton Teleskopi.

Zhvendosja në Mitrovicë shkakton edhe shpenzime shtesë për FBK-në, meqë akomodimi i ekipeve duhet të bëhet në Prishtinë dhe probleme të tjera logjistike.

FBK ka kontaktuar personat kompetentë në Komunën e Mitrovicës dhe KB Trepça me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për zhvillimin e ndeshjes së parë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017, ku ka hasur në bashkëpunim të ngushtë.

Gjithashtu FBK apelon tek institucionet e vendit, në këtë rast tek MKRS dhe DSK që të fillojnë dhe të intensifikojnë punët rreth rinovimit të palestrës  në Prishtinë, pasi që kjo edhe ka qenë palestra, e cila është paralajmëruar në FIBA qysh në start.

Ndeshjen e parë si nikoqire në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Kosova do ta luaj më 3 shtator kundër Ukrainës.