Ja ku do të shkojnë materialet e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”

178

Pas lajmërimit zyrtar se brenda pak javësh do të nisin punimet për rindërtimin e stadiumit “Qemal Stafa”, FSHF njoftoi se disa stadiume të kategorive inferiore do të përfitojnë, duke marrë stola apo materiale të tjera që do të largohet nga stadiumi kombëtar.

Një ndër stadiumet që do të përfitojë është “Tofik Jashari” i Shijakut, që këtë sezon ka qenë i mbyllur për punime, por duket se sezonin e ardhshëm do të jetë gati dhe do të ketë një pamje moderne.

Faqja e klubit shijakase në Facebook njofton se pas kërkesës së klubit, FSHF ka vendosur të dërgojë në Shijak stola, për të kompletuar tribunat kryesore A dhe B, por edhe atë ballore të sapondërtuar. Gjithashtu, edhe tuneli ku lojtarët zbresin në fushë do t’i dhurohet Erzenit, por mbi të gjitha edhe tapeti i fushës së “Qemal Stafës” do të transferohet në Shijak, sepse nuk ka shumë kohë që është vendosur dhe është në gjendje të mirë, ndaj mund të zgjatë disa vite me mirëmbajtjen e duhur