Ja fjalët e Majlindës pas triumfit historik (Video)

186

Majlinda Kelmendi thotë se është krenare që ka arritur të fitojë medaljen e artë në “Rio 2016” dhe kështu të tregojë që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në sport.

Menjëherë pas triumfit historik, kur Majlinda i solli Kosovës medaljen e parë olimpike, xhudistja kosovare është “pushtuar” nga mediat botërore.

“Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të mëdha në sport”, ka thënë ajo pas fitores.

“Faleminderit krejt shqiptarëve për përkrahjen. Jam e sigurt që të gjithë e kanë shikuar garën dhe besoj se janë më të lumtur se unë. Urime drejtëve, urime për medaljen që e kemi fitu bashkë”, ka thënë Majlinda ekskluzivisht për KOHA-n.

Majlinda flet ekskluzivisht për KOHA-n

Posted by Koha.net on Sunday, August 7, 2016