Ja dy planet me të cilat Juve “fiton” Championsin (FOTO)

392

Juventus duket se e ka planin për të fituar “Champions League” në vitet e ardhshme. Duke filluar nga viti që vjen bardhezinjtë pritet që të bëjnë disa përforcime cilësore në merkato.

Dy janë planet e “Zonjës së Vjetër”, të cilat do jua shpjegojmë më poshtë, raporton Albeu.

235727
Plani pa Pogba-n: Nëse largohet një futbollist si Pogba, atëherë duhen bërë investime të mëdha në merkato. Benatia, Berardi, Toure dhe Cavani në këtë rast do të ishin përforcimet më të nevojshme. Shuma e shpenzuar n këtë rast shkon 104 milionë euro.

235728Plani me Pogba-n: Champions League nuk është një ëndërr për bardhezinjtë dhe këtë gjë e kanë treguar më së miri në dy sezonet e fundit. Edhe pse u eliminuan nga Bayerni, ata treguan se mund të shkonin deri në fund të këtij kompeticioni. Në këtë rast do të bëheshin vetëm dy afrime të mëdha Isco dhe Cavani.