Ja çka do të bëjë Dren Gashi nëse shënon kundër Gjilanit!

263

Sulmuesi i Prishtinës, Dren Gashi, edhe të dielën do të luaj kundër një ish-skuadre ku djersiti fanellën.

Në kuadër të javës së kaluar, ai luajti kundër Drenicës, kurse të dielën do të luaj kundër Gjilanit, ndeshje që luhet prej orës 14:00.

Në një bisedë të shkurtër për Infokusi.com, Gashi u shpreh se nëse shënon kundër Gjilanit, nuk do të gëzohet.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Unë jam i gatshëm të luaj, por gjithsesi që trajneri është ai që vendos se kush do të luaj. Do të jetë ndeshje interesante për mua, pasi do të luaj kundër ish – skuadrës time ku kam luajtur në vjeshtë. Nëse shënoi nuk do të gëzohem”, tha Gashi.

Sipas tij, Prishtina si vendas është treguar shumë e rrezikshme.

“Prishtina si vendas është treguar e rrezikshme duke arritur shumë fitore dhe të dielën do të synojmë që të vazhdojmë me fitore si vendas. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë”, theksoi sulmuesi i Prishtinës.

Drena Gashi me fanellën e Gjilanit ka shënuar 3 gola në vjeshtë, kurse te Prishtina ka realizuar dy gola në kupë, kurse në kampionat ende nuk ka realizuar, por ndoshta të dielën mund të ia bëjë sefte.

/Infokusi.com/