Ja çfarë i ndodhi babait të Gomes, kur e kuptoi që djali i tij do të transferohet te Barcelona

164

Andre Gomes është prezantuar sot si futbollist i Barcelonës.

Duke folur për herë të parë si katalunas, ai tha disa fjalë interesante.

“Babai im u kaplua nga emocione të mëdha kur kuptoi që Barcelona po më kërkonte mua. Ai nuk ia kishte idenë dhe nuk besonte aspak që një gjë e tillë mund të ndodhte”, deklaroi Gomes, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam shumë i lumtur që Barcelona më besoi mua dhe nuk kisha asnjë dyshim për të ardhur këtu. Do të jap gjithçka për klubin tim të ri që të fitojmë tituj”, shtoi Gomes.