Ja çfarë goli kishte pranuar gjyqtari kontravers i ndeshjes Barcelona-Atletico Madrid (Video)

210

Gjyqtari gjerman, Felix Brych, i cili gjykoi ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madrid-it, në kuadër të çerekfinales së parë në Ligës e Kampionëve, u akuzua nga kampi madrilien për ndihmesën që i kishte bërë gjithnjë sipas tyre taborit blaugrana.

Kartoni i kuq i dhënë ndaj Fernando Torresit në minutën e 30-të, nuk është skandali i vetëm që ka bërë ky gjyqtar. Tre vite më parë kishte gabuar rëndë gjatë duelit të Bundesligës ndërmjet Hoffenheim dhe Bayer Leverkusen, duke pranuar një gol fantazmë të sulmuesit Kiessling, transmeton Gazeta Sheshi.

Në realitet topi u fut në rrjetë, mirëpo nga ana e prapme e portës, pasi rrjetat ishin të shkyera. Brych nuk e tërhoqi vendimin dhe e pranoi golin si të rregullt.