Ja çfarë bëri Muçiqi pas kartonit të kuq

228

Prishtina fitoi derbin në Gjilan të dielën, por humbi portierin rezervë, Alban Muçiqi, i cili u përjashtua nga bankina me karton të kuq.

Muçiqi reagoi ashpër pa të drejtë te asistenti i parë, Driton Preniqi për një pozitë jashtëloje afër vijës së mesit të fushës në minutën 85, për çka u ndëshkua me karton të kuq.

“Gardiani” prishtinas e ofendoi asistentin goxha rëndë, por më pas është penduar. Siç merr vesh Gazeta Sheshi, Muçiqi pas ndeshjes ka shkuar në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe iu ka kërkuar falje atyre, veçmas Preniqit.

Në Kosovë, shumica e kartonëve të kuq jepen për shkak të ofendimeve të futbollistëve, të cilët dikur i bien pishman, por është gjithçka vonë.