Ja çfarë bëjnë fansat e Dortmundit për kapitenin e tyre

146

Tifozët e Dortmundit nuk duan ta lejojnë largimin e kapitenit të tyre Mats Hummels te rivalët bavarezë.

Një nga tifoklubet e Borusias, “BV Black Forest 09”, ka ndërmarrë një nismë të veçantë me anë të një peticioni ku i kërkojnë klubit të bëjë gjithçka për të mbajtur kapitenin në ekip.

Tifozët verdhezinj po përpiqen të bëjnë diçka për të mos lejuar largimin e kapitenit nga Dortmundi, por duket se vendimi është marrë. Minimumi që mund të ndodhë është largimi i shtatlartit gjerman. Maksimumi: kalimi i tij te Bayerni.