Ja çfarë u tha Challandes futbollistëve në zhveshtore pas humbjes nga Guinea

313

Kombëtarja e Kosovës në futboll pasditen e së martës pësoi humbje nga Guinea me rezultat 2-1, në takimin miqësor të zhvilluar në qytetin Side të Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë pwrballje golin e vetëm për ‘Dardanët’ e realizoi sulmuesi nga Klina, Arb Manaj, i cili shënoi në minutën e 90+3’ të ndeshjes.

Pavarësisht disfatës nga Guinea, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka mbetur i kënaqur më përformancen e futbollistëve të rijnë.

Kështu të paktën mëson Gazeta inFokus, që është pran ekipit kombëtar në Antalia.

“Duke marrë parasysh kohë e shkurtë të përgatitjeve vetëm tri ditë, unë jam i kënaqur me angazhimin e juaj në fushën e lojës”, ishin disa nga fjalët e teknikut zviceran drejtuar futbollistëve në zhveshtore.

Challandes në grumbullimin në Antalia të Turqisë ka ftuar lojtarë që luajnë në Superligën e Kosovës dhe futbollistë të rinjë që luajnë në Evropë dhe që shihen si potencial për të ardhmen.

Ndeshjen e radhës miqësore dhe të fundit për muajin qershor, Kosova e luan të premten ndaj Gambisë në ora 19:00, sipas kohë lokale në Kosovë.